Loja që Monika dhe Fifi bënë javën e kaluar, duke u shtirur sikur ziheshin ndikoi keq te Semi. Këngëtarja përjetoi moment paniku dhe ankthi, pasi Fifi lëvizte me shkop në dorë nëpër shtëpi. Të martën, kjo lojë u kritikua nga opinionistët e programit, ndërsa Monika u mërzit sepse mendon se publiku e ka keqkuptuar, ndërsa Semi “po hiqet kot si e sëmurë”.
Debati vazhdoi dhe sot. Monika u shpreh e ofenduar nga komenti që opinionistja Balina Bodinaku bëri gjatë spektaklit të së martës. Ato të dyja debatuan mbrëmjen e sotme me tone të ashpëra. ” Ti nuk ke pse të ndihesh e lënduar apo e ofenduar. Sepse ti ke thjesht një problem që nuk e pranon që bën gabime pavarësisht moshës që ke. Të gjithë bëjmë gabime dhe ti bëre gabim me lojën e krijuar. Dhe në vend që të kërkoje falje, ti ke bërë thashetheme gjithë javën!”
Aktorja e kundërshtoi këtë gjë duke thënë se nuk bëri asgjë me qëllim që të lëndonte Semin dhe se nuk ka arsye për të kërkuar falje.