Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, pati një moment të rrallë sinqeriteti mbi jetën e saj private gjatë diskutimeve e banorët e Big Brother rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët.

Këngëtarja rrëfeu se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, pasi e ëma e tij nuk kishte qenë dakort me marrëdhënien e tyre.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna ‘zgjidh mes mua dhe asaj. Pse? Sepse ajo është katundare dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare, as katundare’”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.

Vitin e kaluar u përfol në mediat rozë se Fifi ishte në një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio, por duket se as ajo nuk zgjati.