Kemi kaluar një javë kryesisht me kthjellime, moti ka qenë pranverorë, të paktën kështu është ndier. Por si do të paraqitet moti gjatë ditës së sotme dhe dy ditëve në vijim? Si do të mbyllet tetori? Sa do të shënojë termometri?
Adiola Bani: Në fakt edhe tre ditët e fundit të muajit tetor do të paraqiten kryesisht me kthjellime sidomos në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë kalime vranësirash, por që nuk priten reshje gjatë kësaj fundjave. Do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët, gjithashtu temperaturat e ajrit kanë pësuar një rritje të lehtë gjatë mëngjesit. Rritje më të ndjeshme të temperaturave do të kemi gjatë orëve të mesditës duke qenë se do të ketë më shumë orë me diell ku vlerat maksimale do të ngjiten edhe në 24 gradë Celcius. E shtuna dhe e diela sërish do të sjellin një ngritje të lehtë të vlerave termike ku pritet që gjatë të shtunës vlerat termike të kulmojnë deri në 25 gradë Celcius. Kështu që kjo fundjavë vijon të mbetet në vijimësi të gjithë kësaj jave. Si pranverë do të thoja pasi vlerat e mëngjesit dhe të pasdites janë me temperatura të larta tipike dhe do të kemi kryesisht mot me diell.
Po përsa i përket vendeve të rajonit? Do të jenë pak a shumë të njëjtat kushte atmosferike krahasuar dhe me vendin tonë?
Adiola Bani: Edhe përsa i përket vendeve të rajonit, republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut, këtë fund tetor do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të cilat gjatë orëve të mesditës janë relativisht të ngrohta pavarësisht se mëngjeset dhe mbrëmjet mbetën të ftohta në territorin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut ku vlerat minimale shënojnë 2 apo 3 gradë celsius, mesdita ngjit termometrin12-13 gradë Celsius. Kështu që edhe vendet e rajonit paraqiten kryesisht nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot të ngrohtë dhe të qëndrueshëm gjatë orës së mesditës.