Linda Halimi ishte këngëtarja e cila i vuri kusht ‘Big Brother VIP’ që të futej brenda shtëpisë bashkë me vajzën e vogël. Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj. Isha unë. S’mund ta leja Kalamonin 100 dite pa mamin– shkruan Linda.
E pyetur nga Alban Ramosaj në komente se a do të jetë pjesë e emisionit, ajo u përgjigj se këtë vit jo. Jo këtë vit! Nuk mund të qëndroj 100 ditë pa pagesë! Nuk kishte asnjë ofertë pagese, vetëm “shpresë” për të fituar 100 mijë euro, dhe unë kam fatura për të paguar…, i ishte përgjigjur këngëtarja.