Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes. Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.
Në një bisedë me disa nga banorët, aktori i humorit ka treguar se Bora është femra që ka dashur më shumë gjithë jetën, si dhe ka rrëfyer se tekstin e këngës “Toxic love” e ka shkruajtur vetë si një dedikim për situatën e ndarjes me moderatoren.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim. Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike.
Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë
Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur. Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?
Donaldi: Nuk e di… Kledi: Dy gela është e pamundur të rrijnë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah
Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun? Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e kam kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë. Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit. Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën.