Nuk bëhet fjalë për keqdashje, por më shumë për xhelozi dhe konkurrencë të ashpër. Nuk mund të pranojnë që keni arritur diçka të rëndësishme. Dhe e gjithë kjo nuk ka të bëjë me sukseset e tyre pasi edhe ata mund të kenë arritur shumë. Njerëzit me këto karakteristika padyshim iu përkasin shenjave të mëposhtme:
Akrepi-Akrepi është një person që e pranon kollaj suksesin e tjetrit. Nuk e zbulon këndvështrimin e tij të vërtetë, kështu që nuk mund ta dini nëse është vërtet i lumtur me suksesin tuaj apo xheloz. E sigurt që nga jashtë do t’ju tregojë gëzimin e tij dhe do t’ju thotë fjalë inkurajuese por ajo që ndodh në mendjen e tij është një çështje tjetër.
Shigjetari-Shigjetari vështirë se i gëzohet suksesit të tjetrit, sepse thjesht dëshiron gjithçka për vete. Ajo që zakonisht bën është të përpiqet ta nënvlerësojë atë, duke vënë në dukje se ishte thjesht fat dhe jo rezultat i përpjekjes. Përpiqet të thotë se nëse nuk do të kishte ndihmën e tij, nuk do të ishte në gjendje t’ja dilte. Megjithatë, ka raste që shumë lehtë mund ta mashtrojnë dikë dhe ta çojnë drejt dështimit.
Peshqit-Peshqit i mashtrojnë lehtësisht ata që i rrethojnë sepse janë njerëz me tone të ulëta dhe nuk flasin shumë. Por ajo që ndodh brenda tyre është diçka krejt tjetër. Ai është xheloz dhe shumë konkurrues me njerëzit që kanë sukses. Gjithashtu përpiqet indirekt të nënvlerësojë çdo arritje të tjetrit. Do të bëjë gjithçka për ta minuardhe për t’i vënë pengesa.