Pablo Pérez Gavira, Gavi, është një nga emrat më në modë te Barça. I thirrur në kombëtare për fazën finale të Ligës së Kombeve, paraqitja e tij në ekipin e parë katalanas ka qenë mbresëlënëse, aq sa tashmë Barça po përgatitet për një rishikim të menjëhershëm të kontratës, për të shmangur surprizat e hidhura. Sipas “Sport”, drejtuesit Blaugrana synojnë të ulen me Iván de la Peña, agjentin e lojtarit, sa më shpejt të jetë e mundur për të negociuar rishikimin e kontratës së futbollistit andaluzian.
Gavi aktualisht ka një kontratë që skadon në qershor 2023, me klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. Qëllimi i klubit është ta rishikojë atë, të përmirësojë kushtet financiare dhe të shumëfishojë klauzolën e lirimit dhjetëfish, deri në 500 milionë euro. Me një klauzolë të tillë, Barcelona ka “blinduar” Nico dhe Alejandro Balde, të cilët rinovuan këtë verë.
Klubi katalanas synon që kontrata e tij të zgjatet deri në vitin 2026, megjithëse do t’i rishikojë detajet me De la Peña për të shmangur raste të tilla si Ansu Fati, i cili ka kontratë deri në vitin 2022 me një klauzolë të njëanshme të rinovimit deri në vitin 2024, e cila, sipas agjentit të tij, Jorge Mendes, nuk është e vlefshme.