Emigrantja shqiptare në SHBA Evi Kokalari, që mbështeti Sali Berishën dhe nismën e tij për të shkarkuar Lulzim Bashën, me anë të një postimi në rrjete sociale ngre dyshime të rënda. Ajo lë të nënkuptohet se disa demokratë, mund të jenë shantazhuar nga njerëz të Lulzim Bashës, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, me bllokim të vizave në të ardhmen, mesa duket nëse mbështesin Berishën. Në shkrimin e saj, emigrantja Kokalari thotë se kërkon të mbledhë dëshmi, nëse ka vërtetw njerëz që mund t’u ketë ndodhur një gjë e tillë, ç’ka do të thotë se gjithçka është në kontekstin e fjalëve apo thashethemeve.

Postimi i Kokalarit: “Kërkoj individ që janë gati të japin deklaratë në të shkruar dhe mundësisht të noterizuar, që grupi i Bashës i ka k*ërcenuar me ambasadën Amerikane dhe me bllokim vize në të ardhmen.

“Kjo është çështje shumë serioze. Ju lutem, nëse njihni dikë që vërtet kjo i ka ndodhur dhe është gati ta deklaroj me shkrim, më kontaktoni privatisht. Faleminderit”, shkruan Kokalari.