Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se edhe pse donin të kishin një afat për zgjerimin nuk arritën të kishin një datë. Ai tha se duhet të mbyllen çështjet e hapura mes vendeve.
“Pas debatit , do të donim një afat për zgjerimin por nuk arritëm. Duhet të jenë procese efikase dhe të zgjidhen çështjet e hapura si ajo mes Kosovës dhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, proceset ne negocim e sipër duhet të vazhdojnë, shpresojmë të ketë një zgjidhje që të ecim para.
Korniza e zgjerimit duhet të jetë përtej kësaj, me çështje të cilat duhet të zgjidhen dhe nëse nuk bëhen do kemi çështje të tjera dhe kjo do të çojë vetëm në zgjidhje të përkohshme. Prandaj këto procese duhet të ecin paralelisht, për këtë është angazhuar BE që në 2003 që të mos kemi më probleme.”, tha ai.