Kryeministria ka publikuar shifrat e import-eksporteve për 9 mujorin e 2021. Sipas të dhënave të bëra publike rezulton se Shqipëria ka eksportuar në 9 muajt e parë të 2021 rreth 2,18 miliardë euro dhe ka importuar rreth 4,6 miliardë euro. Eksportet shqiptare u rritën me 36 % në 9-mujorin e 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Por, ajo që është më e rëndësishme eshte se eksportet u rritën me 18 % krahasuar me 9 mujorin e 2019, pasi 2020 ishte vit pandemie dhe qarkullimi ishte me i reduktuar. Ndërsa importet u rritën me 30 % krahasuar me 2020 dhe 15 % krahasuar me 2019.

Nga importet vijnë dy sinjale pozitive: · Krahasuar me 2019, importi i “makinerive dhe pajisjeve” është rritur me 26 %, që do të thotë linja të reja prodhimi po instalohen në vend. Më shumë prodhim vendas, zëvendësim i importeve, më shumë punësim të qëndrueshëm. · Krahasuar me 2019, importi i “tekstile dhe këpucë” është në të njëjtin nivel që tregon se industria e manifakturës që punon me material të porositësit po kthehet në nivelet e para pandemisë.

Nga eksportet, spikasin sipas grupeve të artikujve: · “Materialet e ndërtimit dhe metalet” me një rritje 56 % krahasuar me 2019 (ku grup ka arritur në 20 % e eksporteve) · “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me një rritje 39 % krahasuar me 2019 (ky grup ka arritur rreth 20 % të eksporteve – këtu duhet patur kujdes se mund të lëshohen të gjithë budallenjtë e të thonë pse eksportuat energji elektrike dhe/ose ku i keni çuar lekët e eksporteve)· “Ushqime, pije, duhan” me një rritje 25 % krahasuar me 2019 (ky grup ka arritur në rreth 15 % të ekporteve.