Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend për të replikuar me kryeministrin Edi Rama, teksa akuzon këtë të fundit se ka në prioritet kullat e korrupsionit dhe drogës e oligarkisë!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin e Edi Rama se ai përcakton se kush do të fitojë tendera dhe kush jo. Sipas Bashës të vetmet tendera që kalojnë me procedurë të rregullt janë vetëm ato nga fondet e BE-së.

Basha: Sollët medikamente të skaduara, shpallet sekret kombëtar tenderat për blerjet e maskave, nxirrnit autoblindat në rrugë, ti dilje nga mikroval në frigorifer dhe ju thoje shqiptarëve rrini brenda. Ke lexuar raportin e FMN kur haje hallvë në Egjipt, që thotë që je vendi me numrin më të lartë të viktimave.
Vazhdon harxhon miliona për oligarkët, me PPP që kë shkuar në 10%. Është e kot të të kërkoj ty të të brejë ndër gjegja, që nuk ke. Ti ke zgjedhur dhe vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe drogës dhe oligarkisë, ke vendosur ti klasifikosh sekret tenderat e pandemisë. Këto janë veprat e tyre, nuk është as si covidi dhe as si tërmeti, është si të dyja bashkë fatkeqësia kombëtare që ti drejton dhe pas të cilës fshihet dhe sjell vuajtje të banorët e Durrësit, Kavajës, Lezhës, Krujës dhe të Tiranës Sa i përket tendarave dhe kërkon të flasësh me shifra dhe nuk i di, ose bën sikur. Të vetmet tendera janë atë të BE që ti nuk i duron dot. Nuk e di a ke vendos vet apo me Engjëllin por tarifat e tua për tenderat mbi 1 mln euro, i di gjithë Tirana, prandaj fondet e BE nuk i pëlqen se ka rregulla ndryshe. Merri ato letrat kudo ku i ke futur, ndoshta i ke akoma te zyra e ish kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, shikoje si nuk ka konkurrencë në tenderat e tua. Ke përcaktuar jo vetëm ryshfetin por edhe si do ndahet. Vëmendje ke për pronarët e ekraneve që të bëjnë fresk nga mgjesi në darkë. Këtë sistem do e mbash në këmbë me patronazhistë.