Fikayo Tomori në ndeshjen e djeshme kundër Atalantës mori karton të verdhë… Ok do thoni, çfarë ka këtu për lajm? A është mbrojtës? Kështu që duket krejt normale të ndëshkohet me karton… Asgjë e çuditshme për një mbrojtës qendror, përveç faktit se për lojtarin anglez është kartoni i parë i verdhë i marrë që kur luan për Milanin, pra në 31 paraqitje.

Padyshim një figurë pozitive duke pasur parasysh rolin e luajtur nga lojtari dhe që thekson cilësinë e tij edhe më shumë. Milani pagoi 28 mln euro te Chelsea per Tomori dhe arriti te siguronte mbrojtesin.