Mirëpo, deri tani asnjë futbollist, e duket se i pari i përzgjedhur është një nga më të suksesshmite më të dashurit. Bëhet fjalë për Lorik Canën, që thuhet se ka marrë ftesë nga BB VIP, siç konfirmojnë burimet për Prive.
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana po qëndron këto kohë në Shqipëri, sepse është i angazhuar në një nga platformat televizive si imazh dhe analist i sportit. Megjithatë, sipas Prive, nuk dihet nëse angazhimet do ta pengojnë Lorikun, si shumë personazhe të tjerë, në një vendim përfundimtar.
Por, do të ishte interesante, ta shihnim futbollistin jashtë fushës së gjelbër, në këtë reality-show, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Megjithatë, mbetet të presim 5 tetorin, për të zbuluar më shumë rreth personazheve e gjithçka tjetër lidhur me këtë format të sukesshëm, që shqiptarët e kanë pritur me padurim.
Big Brother është ndër formatet më të suksesshme në Shqipëri. I huazuar nga versioni Italian, reality-show pati një sukses më vete në vendin tonë.