Kylian Mbappe praktikisht ka konfirmuar largimin nga Paris SG në fund të sezonit, si lojtar i lirë.
Në një intervistë për radion RMC Sport, 22-vjeçari tha se kishte kërkuar të largohej në momentin që kishte informuar klubin që nuk do të rinovonte kontratën. Por kërkesa e tij nuk ishte miratuar.
“Doja që klubi të merrte para nga transferimi im në mënyrë që të sillte një zëvendësues cilësor. Ky klub më ka dhënë shumë, gjithmonë kam qenë i lumtur këtu, dhe jam akoma.
E bëra kërkesën time mjaftueshëm herët, në mënyrë që të klubi të reagonte. Doja që të gjithë të dilnim më të fortë nga kjo. Prandaj në fund u thashë, nëse doni që të qëndroj, do të qëndroj”.
Mbappe mohoi kategorikisht që nuk flet me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo. Kontrata e sulmuesit francez me klubin përfundon në qershor dhe që nga 1 janari ai është i lirë të nisë bisedimet me klube të tjerë.
Për kampionin e botës interesohet Real Madrid, por duke parë që negociatat do të bëhen vetëm për kushtet personale, për shkak se lojtari vlen me parametra zero, në garë mund të shtohen edhe kandidatë të tjerë. Largimi i tij është një humbje e madhe edhe për sheikët e PSG, që në vitin 2018 paguan 180 milionë euro te Monaco për lojtarin.