Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë të gjatë për RAC 1.
BILANCI – “Vetëm për sezonin 2020-21 është për të vënë duart në kokë. Prisja një situatë të keq, por ka qenë më keq. Shumë keq. Duhet ta përmbysim këtë situatë negative që kemi trashëguar”, ka thënë Laporta.
KOEMAN – “Vendimi është që Koeman të vazhdojë. Kur gjërat nuk shkojnë si do, është normale që të gjithë të ndihen të demoralizuar. Kështu ka qenë për Koeman. Pasi kam dëgjuar persona te të cilët kam shumë besim, kam arritur në përfundimin se duhet të bëj atë që kam bërë me Rijkaard”.
MESSI – “Lamtumira e Messi-t? Jam shumë i zemëruar. Jo me atë. Messi do të mbetet në historinë e Barçës si lojtari më i mirë dhe dua ta ruaj këtë ide. Shpresoja të ndryshonte diçka dhe që ai të na thoshte se do të luante falas për Barcelona-n. Por, në të njëjtën kohë, unë nuk mund t’ia kërkoja një gjë të tillë një lojtari si Messi-t”.