Tashmë është bërë traditë, prej një dekade, që çdo vit zhvillohet Aksioni Kombëtar Vullnetar i Pastrimit të Shqipërisë, aksion i cili është kthyer në një traditë kombëtare në prag të “Festave të Pavarsisë dhe Çlirimit të Shqipërisë”, si një mesazh i fortë sensibilizimi ku secili prej nesh nëpërmjet veprimeve konkrete individuale mund të kontribuoj për ta bërë “SHQIPËRINË NJË VEND MË TË PASTËR DHE MË TË MIRË PËR TË JETUAR!”

Aksioni Ta Pastrojmë Shqipërinë, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset (dhe jo vetëm) në aksione pastrimi, për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Ndotja e hapsirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjëve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes në Shqipëri.

Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë sfidon secilin prej jush, që të bëheni pjesë e “Aksionit Kombëtar Vullnetar të Pastrimit” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup (Jo më shumë se 50 persona në grup dhe duke respektuar Masat Mbrojtëse Anti-COVID-19) për largimin e sa më shumë mbeturinave në zonën ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë dhe liqene.

Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 5 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:

??️ ? Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
? ? Vendosni dorezat, maskën dhe respektoni distancën sociale (nëse aksioni zhvillohet në grup);
♻️ ? Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene;
✅ ?️ Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt;
? ? Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në WhatsApp (https://wa.me/message/6576EQTRQSNOJ1) ose faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni në “Mediat Sociale” përdorni një nga “HASHTAGS” si më poshtë:

#TaPastrojmeShqiperine #26Nentor2021 #QytetareTePergjegjshem #QyteteTePastra #ShqiperiEPaster #PastroLagjenTende #QyeteteTeGjelbra #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #BASHKE #PolitikaGreen #JetoGjelbër #GreenPolitics #GreenLiving #LetsDoItAlbania #GreenLineAlbania #ZeroWasteAlbania #ZeroMbeturina #1ThesNDite #TrashOut #TrashMap #LetsDoItWorld #WorldCleanupDay #GreenTeam #Shqiperi #Albania #VisitAlbania

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Dite! ???♻️?✅?❤️
Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbeten përherë mirënjohës!

Qytetarë të Përgjegjshëm – Shqipëri e Pastër!
Bashkohu Edhe Ti – Natyra do t’u jetë mirënjohëse!

Na kontaktoni në [email protected] ose në WhatsApp duke klikuar linkun: https://wa.me/message/6576EQTRQSNOJ1

Regjistrohuni në eventin e pastrimit: https://www.facebook.com/events/244242784251170/