Uatfordi, skuadra që militon në Premier Ligën angleze ka konfirmuar së fundmi shkarkimin e trajnerit, Xisko Munoz, vetëm shtatë ndeshje pas fillimit të sezonit. Spanjolli e lë skuadrën në vendin e 14-të në renditje, pasi grumbulloi vetëm shtatë pikë nga po aq ndeshje. Në komunikatën e klubit, ndër të tjerash, shkruhet: Bordi mendon se paraqitjet e fundit japin indikacion të fuqishëm në një trend negativ, në një kohë kur skuadra duhet të jetë duke u përmirësuar.

Munoz mori drejtimin e Uatfordit në dhjetorin e kaluar dhe me sukses e riktheu në Premier League, pasi zuri vendin e dytë në Championship.