Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” po diskutohej nëse dikush prej banorëve do pranonte apo jo të krijonte një lidhje dashurore me ish- të dashurin/ën e mikut/es së ngushtë.
Mes banorëve mendimet ishin të ndryshme por kurioziteti më i madh ishte tek qëndrimi i Semit, pasi Donaldi me të cilën ajo është tepër e afërt në atë shtëpi, është ish-partneri i Bora Zemanit, njëkohësisht mikesha e ngushtë e Semit.
Përgjigja e Semit ishte e shkurtër dhe tepër e sigurtë.
“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, tha Semi. Këngëtarja nuk hoqi dorë nga parimi i saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.