Luis Diaz është lojtari i momentit te Porto, i cili pëlqehet shumë edhe nga skuadrat spanjolle.

“El Clasico” në distancë mes Barcelonës dhe Real Madrid, për shërbimet e mesfushorit kolumbian.

Sipas mediave spanjolle, ka një interesim konkret të Barçës dhe realit për 24-vjeçarin, për të cilin problem është klauzola e lartë e largimit.

Interesim për mesfushorin kolumbian kane shfaqur edhe skuadra të tjera të Premier League dhe Bundesliga.

Diaz ka një kontratë me Porto deri në vitin 2024, me klauzolë largimi 80 milion euro.