Nga Endri Kajsiu/
E nisi me 7×7=42, që vazhdon të jetë “meme” në përdorim të gjerë, dhe e vazhdoi një ditë më parë me përllogatitje të importeve dhe të përdorimit të përqindjes së karburantit.
I dashur Luli, akoma se ke kuptuar që je Kryetari i Opozitës dhe nuk mund të flasësh si “kodra pas bregut”!
Mirë vetë që nuk di të bësh matematikë, por fut në punë ata që ke përreth që të t’i bëjnë veprimet matematikore.
Meqënëse dhe ata s’po të ndihmojnë dot, po të japim ca shifra me komente përkatëse të sqaruara që të bindesh që ia ke fut kot.
Fole një ditë më parë që në mbledhje qeverie është deklaruar, se 30% e karburantit që hyn në Shqipëri, futet kontrabandë, pra pa paguar taksat. Por duke ju referuar statistikave zyrtare të hyrjes së karburanteve në vend, jemi + 20 % krahasuar me vjet, dhe 4 % më shumë se 2019.
Aktualisht janë hedhur në treg për konsum rreth 1,700 ton karburante me ditë, nga 1,500 ton që ka nevoja të studiuara Shqipëria.
Ndërkohë, nga kompania e markimit të karburanteve, GFI, e cila është koncensionuar, nga Partia jote Luli, për të markuar gjithë sasinë e karburantit në treg, është konstatuar në terren një ulje shumë të ndjeshme të mungesës së problematikave fiskale.
Por, po të shohim përsëri statistikat, të cilat për hir të së vërtetës janë “kokëfortë”, rezulton se jemi gati 50 % më shumë se viti 2011, kur ti Luli ishe në pushtet.
Rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore kanë shënuar rekord historik, sipas të dhënave të publikuara nga Doganat duke u realizuar në masën 17.3 miliardë lekë, me një tejkalim prej 18% nga të ardhurat e planifikuara(14.7 miliardë lek) ose rreth 2.6 miliardë lek (rreth 26 milionë USD) më shumë.
Një ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen rekord të të ardhurave doganore është Akciza Neto, e cila është realizuar në total +987 mln lek më shumë, kryesisht e ndikuar nga rritja e konsumit të karburantit me rreth 15,000 ton me shumë efekt në rritjen e të ardhurave doganore.
E pra nese do ishte futur sipas teje 30 % e kësaj sasie kontrabandë, nuk do ti kishim këto shifra më lart.
Ndaj jo për Ju, sepse Ju nuk do ti kuptoni përsëri, por për të sqaruar publikun, po ju themi se ekonomia jonë pavarësisht dy krizave që u përball, si tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemisë, këtë vit njohu një rritje që vlerësohet me e mira në Rajon.
Kështu 3 mujori i parë u rrit me 5.5 %, 3 mujori i dytë me 17.9 %, që duke marrë një mesatare të tyre del se si 6 mujor rritja ishte 11.7 %.
Por për të qëndruar te ajo që Ju shprehet dje, për karburantin, po ju themi që, po ka rritje të konsumit të karburanteve, sepse ekonomia jonë i ndezi motorët në të gjithë sektorët:
1- rindërtimi po vijon me ritme të shpejta
2- turizmi, u gjallërua dhe u rrit pas rënies nga pandemia
3- investimet kapitale të qeverisë nuk u ulën, por ishin një kontribut I ndjeshëm në rritjen ekonomike
4- sipërmarrja private tashmë cdo ditë e më shumë po i kthehet normalitetit, cka tregohet më së miri dhe nga shifrat e punësimit
Por na lejo të të themi që nga ardhja e Qeverisë Rama në 2013, lufta ndaj informalitetit nuk është ndalur, ku vetëm në sektorin e hidrokarbureve ( që qeveria jote nuk u fut kurrë për të kontrolluar), u bllokuan nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Dogana me mijëra ton karburant. Bënë pra atë që Ju Luli dhe partia jote në pushtet nuk kishit guxuar ta bënit për 8 vjet.