Mjetet dhe specialistët e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Mat kanë intensifikuar punën e tyre për rehabilitimin e rrugëve në të gjitha Njësitë Administrative, duke synuar përmirësimin e lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve, sidomos në ato zona ku dimri shkakton probleme serioze. Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj bëri me dije se puna është fokusuar në riparimin e të gjitha rrugëve problematike, duke lehtësuar jetën e banorëve.
Postimi i Agron Malaj: Riparim rruge në Rrethe -Baz. Bashkia #Mat është e fokusuar në riparimin e të gjitha rrugëve problematike në të gjithë NjA. Vetëm kështu mund të lehtësojmë jetën e banorëve sidomos tani që po afrohemi stinës së dimrit.