Me anë të një postimi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiriu u ka bërë apel studentëve dhe çdo qytetari që të vaksinohen gjatë tetorit i cili do të jetë muaj i hapur i vaksinimit. Manastirliu shkruan se vaksinimi i të pavaksinuarve, e afron gjithnjë e më shumë fundin e pandemisë Covid-19.

Postimi i ministres Manastirliu:

? Tetori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për çdo qytetar +18 vjeç, për t’i dhënë mundësi studentëve dhe çdo qytetari të mbrohet dhe të mos rrezikojë të tjerët.

? Vaksinimi i të pavaksinuarve, e afron gjithnjë e më shumë fundin e pandemisë Covid-19.

#MbroniShëndetin??