“Programi ynë për rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave kudo në Shqipëri tashmë është shtrirë edhe në fshatrat më të thellë dhe gjithashtu edhe nëpër qytete ku ka një transformim rrënjësor për 300 qendra shëndetësore dhe ambulance. Ne nuk do të ndalemi ktu, ne do të mundësojmë që edhe në këtë 4 vjeçar të gjithë qendrat shëndetësore dhe ambulancat të kenë të njëjtin standard” u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjne, Edona Bilali gjatë inspektimit të ambulancës Shtoj i Ri në Shkodër e rindërtuar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

“Unë jam shumë e kënaqur që sot jemi në ambulancën Shtoj i Ri dhe shohim nga afër se si është transformuar kjo qendër e cila ka qenë në kushte të degraduara, ku qytetarët e kishin të vështirë të vinin të merrnin shërbimin. Ndërkohë që pamë nga afër se si kjo qendër shëndetësorë ofron të gjithë paketën e kujdesit parësor bazë, ofron vaksinimin kundër covid-it, ofron testimin për të patur një diagnostifikim sa më të hershëm të rasteve me covid dhe gjithashtu edhe organizon punën për të realizuar edhe kontrollin mjekësor bazë me të gjithë strukturat lëvizëse”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e mjekëve dhe infermierëve gjatë pandemisë, Manastirliu tha se vaksinimi mbetet fjala kyçe ndërkohë që në çdo qendër shëndetësore dhe ambulance janë të gjitha mjetet e nevojshme për të bërë sa më shumë vaksina në mbrojtje të shëndetit.

“Vaksinimi është fjala kyçe, është arma që ne kemi sot, pra është vaksina për të mundësuar që të ruajmë shëndetin dhe jetën. Në çdo pike, qendër shëndetësore, ambulancë ne kemi të gjithë mjetet e nevojshme, vaksinat që janë të rëndësishme por edhe stafin të mobilizuar për të bërë sa më shumë vaksinime që të mbrojmë shëndetin”

Në fjalën e saj Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali tha: “Ambulaca Shtoj i Ri sepse është një tregues se edhe brenda qeverisë ne njohim ripërtëritje dhe përmirësim të vazhdueshëm. Shtoji e ka kerkuar këtë investim, jam shumë e kënaqur që jemi dëshmitar të një tranformimi rrënjësor më shërbime shumë bashkëkohore për të cilët tashmë banorët e kësaj zone nuk kanë nevojë me udhëtuar në vende tjera me marr shërbim por e marrin shërbimin me të njëjtin standart, siç do ta merrnin midis Shkodre, midis Tirane e kështu me rradhë sepse ambicie është që ne të sjellim shërbimin e një niveli të lartë në zonat më të thella njësoj sikur të ishin duke e marrë në kryeqytet”.