Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar teksa vuri theksin tek vaksinimi ndaj COVID-19.

“Lidhur me vaksinat Manastirliu tha se të gjitha vaksinat veprojnë. Nuk do të kishim marrë asnjëherë vaksina që nuk do të ishin të certifikuara. Që prej fillimit të kontratave që ne kemi lidhur të përpjekjes që  ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar në një kohë shumë të shpejtë  sepse të gjithë qytetaret kanë qenë me pritshmëri maksimale  për t’i patur vaksinat, ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, AstaZeneca, SinoVac dhe të Sputnik, Të gjitha këto janë vaksina të certifikuara, pra garantojnë efektivitet. Ne e kemi garantuar furnizimin me Pfizer nga instrumenti Covax-it për t’u furnizuar me lloje vaksinash. Pse  nuk qenka  AstaZeneca kaq e mirë? Pse nuk është Coronavac apo Sinovak kaq të mira? Janë të gjitha të mira. Vetëm se sigurisht që për një arsye apo një tjetër qoftë dashamirëse apo dashakeqe në kuptimin e informacioneve të gabuara që japin çojnë vëmendjen e qytetarëve drejt një lloji vaksine që  mendojnë se është më efektive. Jo. Të gjitha vaksinat janë efektive. Ndryshe Komiteti nuk do t’i kishte rekomanduar. Janë rekomanduar nga Komiteti përpara se t’i blinte qeveria, ashtu sikur komiteti i vaksinimit rekomandoi dozat buster dhe qeveria i është përgjigjur duke rritur volumin e vaksinave si dhe uljen e moshës së vaksinimit +12 dhe +16 me sëmundje kronike gjithmonë me konsensusin e prindit”, nënvizoi Manastirliu.

Manastirliu tha se vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, zgjidhet me shkencë duke mbështetur vaksinimin. 

“Patjetër që konsiderohet si mundësi. Kemi ndjekur një politikë të tillë që nëpërmjet paraqitjes së kartës së vaksinimit nga studentët dhe pedagogët të ngjallim një lloj përgjegjësie qytetare për të rritur vetëdijen për t’u vaksinuar.  Sfida është me vetë ne, me qytetarët të cilët duhet të jenë të vetëdijshëm sidomos të rinjtë që janë pjesë e universiteteve. Si mundet një i ri të mos e besojë shkencën? Vaksinimi nuk zgjidhet me detyrim, zgjidhet me shkencë duke mbështetur vaksinimin”, tha Manastirliu.