Dëshira për të pasur në skuadër lojtarë që bëjnë diferencën nuk shuhet asnjëher, pavarësisht nëse jemi në periudhe merkatoje apo jo. Klubet duan që tani të bëjnë hapa para për lojtarët që duan në ekip, për t’i parapri çdo situate.

Manchester City është në kërkim të një lojtari cilësor që të bëjë diferencë, siç duket Erling Haaland është lojtari që drejtuesit kërkojnë.

Haaland pëlqehet shumë nga trajneri I “Citizens” Pep Guardiola, që e shikon lojtarin norvegjez shumë të rëndësishëm për objektivat e skuadrës.

E gjithë kjo vjen pas largimit të Sergoi Agueros, dhe trajneri spanjoll e ka të qartë se një sulmues si novegjezi do ta ndihmonte shumë ekipin e tij. Drejtuesit e City-t nuk duan të humbasin kohe dhe kanë ndërmend të nisin menjëherë bisedimet me agjentin e lojtarit Mino Raiolan, për të bërë të mundur që verën e ardhshme të realizohet transferimi i 21-vjeçarit për 75 milion euro, e përcaktuar si klauzolë në kontratën me Borussias së Dortmundit.