Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United. Pasi është larguar nga Inter-i, trajneri italian mund të rikthehet në Premier League në drejtim të Djajve të Kuq.Kjo është ajo që kuptohet nga kuotat e kompanive të basteve angleze, që e shikoj Conte-n si favorit për të marrë vendin e Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United ka rënë përsëri në kampionat, këtë herë kundër Leicester. Në Angli, siç ka bërë të ditur GiveMeSport, sipas kuotave të SkyBet, emri i Conte-s është ai më i mundshmi për të marrë drejtimin e United.

2.00 është koeficienti për kalimin e tij te Djajtë e Kuq. Një koeficient i ulët në krahasim me kandidatët e tjerë të mundshëm. Brendan Rodgers është i dyti me koeficientin 4, njësoj me Pochettino-n.

Më larg janë Zidane, Blanc (koeficienti 10), Southgate, Mancini (koeficienti 20), Simeone (40), Keane (80) dhe Gerrard (100).