Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 329 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Me 329 raste të reja numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në 197.091 që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 183.227 janë shëruar.
Nuk kanë mundur të fitojnë dot betejën me Covid 13 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.940 në total. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.924. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.342.870 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.045 teste të kryera gjatë ditës së fundit.