Kryetarja e komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli priti sot në takim Javier Nart, anëtar i Parlamentit Evropian, përfaqësues i grupit politik Renew.
Nart ushtron njëkohësisht edhe funksionet e anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, si dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Kodheli informoi se në takim u diskutua mbi zhvillimet politike, ekonomike e sociale në vend dhe hapat e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Javer Nart shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë proces e veçanërisht për hapjen sa më parë të negociatave Shqipëri-BE.