Projekti i fundit i saj muzikor ka qenë “Gjysma ime”, i publikuar 5 vite më parë, e që atëherë Rezarta Shkurta i është përkushtuar familjes dhe biznesit. Mesa duket, tani ajo ka vendosur të tërhiqet nga muzika. Këtë lajm e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale. Por para se të përmybllë këtë kapitull, siç e quan ajo, do të publikojë edhe një këngë të fundit. “Po sikur t’iu thoja që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rezarta në Instastory.

Për të duket se prioritet është familja në këtë moment, madje duket se këngëtarja po mendon edhe të zgjerojë familjen, ajo ka pohuar mendimin e një prej tyre, që i tha se Herës, vajzës së saj tani i duhet një motër e vëlla. Nuk e dimë nëse zgjerimi i familjes është në planet e afërta të saj dhe partnerit, por në listën e dëshirave është patjetër.

/News31