Srtisti i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka rënë pre e një sulmi kibernitik. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory ku ka treguar se Instagrami i tij ka qenë i hakuar për 30 orë, por fatmirësisht i është rikthyer. “Pershendetje per te gjithe kudo qe jeni deshta tju njoftoj qe javen e kaluar instagrami im ka qene i hakuar per 30 ore . E falemderoj @avdiudenis qe ma ka rikthy instagramin . Kerkoj ndjese per te gjithe qe me eshte keqperdorur emri im . Shendet i juaji, Ermal Fejzullahu”, ka shkruar artisti në InstaStory.

Përsa i përket projekteve të tij muzikore, këngëtari zbuloi më herët se është në përgatitje të një këngë të re që do do të jetë i zhanrit baladë dhe do të vijë në bashkëpunim me një artisti shumë të njohur. “Do ta kem një bashkëpunim, kënga është baladë ritmike dhe do të jetë në bashkëpunim me një këngëtar, i cili njihet si artistët shumë i mirë i baladave”, ka thënë Ermali në një përgjigje për Telegrafi duke mos dhënë më shumë detaje.

Kënga e fundit e Ermali ishte gjithashtu bashkëpunim me reperin nga Peja, Gjikon, kënga “Sa t’kom dasht”, e cila ka arritur 16 milionë klikime.