Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp, përpara sfidës me Valencia ka folur mbi situatën që po kalon ekipi i tij ku pret me padurim të rikuperojnë lojtarët e dëmtuar: “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, një pjesë e mirë e sezonit do të luhet në dy ndeshjet e ardhshme. Ne kemi një grup me nivel, nëse arrijmë të rikuperojmë të gjithë lojtarët e dëmtuar do të jemi të aftë të konkurrojmë për titull.

Me ndryshimet që u bënë gjatë merkatos së verës kemi organikën që dëshironim, por kemi qenë të pafat me dëmtimet, mbi të gjitha në fazën sulmuese”, theksoi Koeman.