Kostandin Grillo komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, ndërroi jetë sot pas një beteje të gjatë me virusin Covid-19. Për të folur për këtë në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte i ftuar Elton Marini, menaxher futbolli, i cili na tregoi më tepër rreth marrëdhënies me komentatorin e njohur sportiv Kosta Grillo.

“Me sa dimë Kosta gëzonte shëndet të plotë. Por ka një kategori njerëzish jo se nuk duan të vaksinohen, por bëhet e vështirë që të konceptojnë bërjen e një vaksine. Nuk kam informacion të saktë nëse Kosta ishte pro apo kundër vaksinës. Së fundi në media kemi dëgjuar shpesh se personat e pavaksinuar janë edhe më të rrezikuarit me humbje jete, prandaj duhet të jemi të gjithë të bindur për bërjen e vaksinës. Sportistët janë të vaksinuar ose të testuar negativisht. Kontrollet janë periodike dhe të rrepta për të qenë të sigurt. Masat dhe protokollet vijojnë të praktikohen në mënyrë rigoroze.”,- u shpreh Marini.