29 Tetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, të vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e akademikes së njohur prof. Aurela Anastasit.
Prof. Aurela shprehet se studentët e kanë kuptuar rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19 dhe ata janë forcë e madhe për të ndërgjegjsuar të tjerë të kryejnë vaksinimin.
“Eshtë e qartë që studentët e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ata janë një forcë e madhe për të ndërgjegjsuar të tjerët se shpëton jetë”, shprehet prof. dr. Aurela Anastasi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.