Argjentina fitoi kundër Perusë me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të Lautaro Martinez. Leo Messi, pas këtij triumfoi ka reaguar dhe ka një “shigjetë” edhe për arbitrin e ndeshjes.
Ëilton Pereira Sampaio, sipas yllit të PSG, edhe herë të tjera ka marrë vendime kundër tyre dhe duket sikur braziliani e bën qëllimisht diçka të tillë.
“Ndeshje e vështirë, e vështirë për t’u luajtur. Kishte shumë erë, të gjithë kundërshtarët po luanin mbrapa dhe po linin pak hapësira.
Gjyqtari, sa herë na drejton bën të njëjtën gjë dhe duket sikur na e bën me qëllim. Gjithsesi morëm tre pikë të rëndësishme që na afrojnë me objektivin”, shkruan Messi në “Instagram”.