Fundjava do të jetë ideale. Këtë tha meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja e cila bëri parashikimin e motit. Nuk do të ketë reshje të shiut dhe temperaturat nuk do të jenë as të larta, por as të ulëta. Kryeqyteti sot dhe në fundjavë do të jetë me dominimin e rrezatimit të diellit, por në ndonjë moment edhe me kalime vranësirash. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 25-26 gradë, dhe për ata që duan të konsumojnë një drekë apo darkë në zonat bregdetare të mos i prishin planet.
Lajda Porja: Në mëngjes sot ka qenë goxha më freskët krahasuar me javën që lamë pas. Ka pasur rënie të ndjeshme të temperaturave sidomos për ata që kanë dalë herët. Mbrëmë kanë depërtuar masa më të forta. Java që lamë pas ishte me temperatura më të larta. Për sot mbetet në ndikim të motit të kthjellët një pjesë e mirë e territorit, përveç zonave si Mallakastra, edhe Korça, por me reshje shumë të pakta. Pjesa tjetër do jetë e kthjellët megjithëse vranësirat do të jenë të pranishme, kryeqyteti do ketë rrezatim dielli deri në orën 2-3 duke mos e ndjerë shumë freskun. Edhe fundjava në kushte të qëndrueshme atmosferike, nuk priten reshje ne gjithë vendin. Bregdeti jugër me shumë diell.
Zonat malore herë pas here vranësira. Fundjava do jetë e qëndrueshme me diell, pak të freskëta mëngjeset, me temperaturat minimale 7-8 gradë dhe maksimalet 26-27 gradë. Është një mot ideal do e thoja unë, e nuk do jetë as ftohtë as nxehtë, e mesme ideale për të shijuar fundjavën. Ndërsa java tjetër nis pa ndryshime, por deri në mbrëmjen të hënës. Nga mbrëmja e të hënës dhe e marta atëherë do themi që erdhi vjeshta.