Tetë persona kanë humbur jetën pasi një avion është rrëzuar mbi një godinë dhe më pas ka marr flakë në zonën e Via Marignano, pranë terminalit San Donato në Milano. Nga ngjarja e rëndë e regjistruar drekën e sotme nuk ka mundur të mbijetoi asnjë person në bord, ndërsa sipas ekipeve të shpëtimit imazhet ishin tronditëse. Disa dëshmitarë, që banonin në një ndërtesë rreth 200 metra nga vendi i tragjedisë, thanë se dëgjuan një zhurmë të çuditshme dhe më pas kur panë nga dritarja zjarri kishte mbuluar gjithçka.
Mbetjet e avionit janë të shpërndara në një zonë të madhe rreth pikës së goditjes.