Pavel Nedved ka folur për shumë tema në lidhje me Juventus-in në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

‘Jemi të detyruar të fitojmë? Nuk ka asnjë frikë, ne jemi kritikuar në dy vitet e fundit për rezultatet, por shpresoj që të gjithë të kujtojmë se kemi fituar një kampionat dhe dy kupa. Dhe të tjerë nuk kanë fituar asgjë në 10 vite’, ka thënë drejtuesi i Juventus-it.

Nedved nuk ka kursyer as UEFA-n: Fair Play Finanziario nuk funksionon. UEFA shpresoj ta ketë kuptuar se nuk funksionon. Ideja e drejtë e futbollit është të shpenzosh atë që fiton. Vetëfinancim. Është e drejtë të bëhet dhe çohet përpara. Të mos shpenzojmë më shumë, është një linjë që duhet të kemi.