Ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare gazetari Artjan Tepelena. Shkak ka qenë COVID-19. Prej një muaji ai ishte i shtruar në Sanatorium. Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.
‘Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi’ mbyllet postimi. Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.