Tea Trifoni, tashmë prej muajsh është përfolur për lidhjen e saj me Enkelo Hoxhën.
Ajo ka treguar sesi ja mori zemrën, madje në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Tea moderon ai e surprizoi atë me një buqetë me lule. Ama mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Tea nuk e ndjek më Enkelon në Instagram.


Madje Fation Kuqari te Shqipëria Live tregoi pak për mikun e tij dhe Tean, se si u njohën, por ai nuk donte të fliste më shumë.

Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë temë. Kujtojmë se më herët Tea ka folur për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.