Stefano Pioli ka publikuar listën e futbollisteve për Porto-Milan, e planifikuar për nesër mbrëma në Oporto dhe që do të luhet në stadiumin Do Dragao. Trajneri i Rossonerëve ka përfshirë edhe Tiemoue Bakayoko në listë, i cili pra kthehet në skuadër pas problemit të muskujve të pesuar në ndeshjen kundër Lazios. Eshtë edhe Ibrahimovic, edhe nëse Pioli e ka thënë shprehimisht se nuk do të fillojë si titullar.
Mungon Rebic pas problemit te kyçi i këmbës. Messias është ende jashtë ashtu si Mirante: portieri i ri i Milanit po punon për të hyrë në formë së shpejti dhe për këtë arsye alternohet me Tatarusanu. Ky i fundit do të jetë akoma titullar në sfidën delikate të së nesërmes. Mungon edhe Kessie.
Mungesat: Maignan, Florenzi, Rebic, Messias, Theo Hernandez, Brahim Diaz, Plizzari, Mirante, Kessie (i skualifikuar)
PORTIER: Jungdal, Tătărușanu. MBROJTES: Ballo-Touré, Calabria, Gabbia, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori. MESFUSHORE: Bakayoko, Bennacer, Krunić, Saelemaekers, Tonali. SULMUES: Giroud, Ibrahimović, Leão, Maldini.