Sot ka nisur vaksinimi i studentëve të universiteteve publike edhe atyre private në Vlorë, ndërsa siç mund të shihet edhe nga pamjet interesi i tyre është zero!
Në dy qendrat e mëdha të ngritura, një në godinën C dhe tjetra në godinën B të universitetit ‘Ismail Qemali’, numri i studentëve të paraqitur është të pakët në numër, ndërsa janë ftuar të marrin vaksinën edhe studentë të dy universiteteve private në Vlorë.
Siç mësohet, dy janë llojet e vaksinës për studentët, ajo Sinocav dhe AstraZeneca.