Ish presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se vendimi që mori kreu i PD, Lulzim Basha, për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka treguar që Basha nuk është lider. I ftuar në Fax News, Nishani ka theksuar se lideri ka aftësinë e debatit, jo të regjistrojë fshehurazi bazës. “E gjithë kjo nuk është çështje proceduriale, kam bindjen se çështje është e modelit politik. Mund të ishte edhe i dështuar, nëse do ishte vendim lidership, aktet e lidershiperit merren në mënyrë transparente. Akti ishte i fshehtë, gjysmë ilegal.
Kur një gjë e regjistron fshehtazi tregon që nuk është lidership, lideri ka përgjegjësinë e debait me institucionet që e ekzekutojnë. Baza, e injektuar nga Basha në momentin që kjo ishte gënjeshtër, pati këtë reagim, akti që mori ndaj Berishës, baza u bind se ishte mashtruar gjatë 8 viteve”, deklaron Nishani.