Mbrëmja e së mërkurës pritet të jetë shumë e nxehtë për Gigio Donnarumma. Në kthimin e tij në San Siro pas lamtumirës nga Milan, portieri italian, i cili do të luajë me Italinë kundër Spanjës në Nations League, mund të marrë një pritje armiqësore nga tifozët kuqezinj. Kjo konfirmohet nga një mesazh që është shfaqur mbi një urë afër hotelit ku është grumbulluar kombëtarja italiane në Milano.


“Donnarumma, në Milano nuk do të jesh më kurrë i mirëpritur. Burrë mu…”, kanë shkruar tifozët ultras të Milan-it.

“Do të më vinte keq nëse do të më vërshëllenin, do të jem gjithmonë një tifoz i Milan-it”, kanë qenë fjalët e portierit të PSG në prag të ndeshjes me Spanjën. Rre ziku është që të shkohet përtej vërshëllimave.