Pas një jave stuhie, akuzash dhe tradhtish të ndërsjella të zbuluara, dashuria mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara duket se është rikonfirmuar. Çifti VIP ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqen bashkë, të dashuruar si asnjëherë më parë.
Wanda ka shpjeguar gjithçka në një letër të gjatë. “Ne e zgjodhëm lirisht njëri-tjetrin përsëri. Të dua”, – ka shkruar ndër të tjera ajo në Instagram. Por, a është kjo paqe e destinuar të zgjasë? Në Argjentinë vazhdojnë të gërmojmë pa u lodhur mbi skandalin që i ka pushtuar mediat dhjetë ditët e fundit.
Tani po dalin mesazhe të reja, që sulmuesi i PSG-së ia kishte dërguar Eugenia China Suarez, aktores së supozuar se flirtonte me të. “Nuk dua të jem më me të, – është mesazhi i zbuluar në emisionin LAM, – dua të ndahem dhe të mos di asgjë më shumë prej saj”. Maurito do t’i kishte treguar edhe modeles argjentinase disa fakte nga grindjet me gruan e tij dhe detaje të tjera intime.
“Unë nuk e dua më. E shoh si motër apo nënë”, – do t’i kishte thënë Icardi 28-vjeçares argjentinase, duke injoruar shumë keq Wanda. Sidoqoftë, për momentin duhet të marrim për bazë ato që deklaroi çifti ditët e fundit, të cilët në Instagram e shfaqin veten të lumtur dhe të dashuruar si kurrë më parë.