Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes. Së fundmi aktorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku dhe ka zbuluar se pse ajo dhe partneri i saj vendosën që ta quanin vajzën e tyre me këtë emër.
“Të dy e dëgjuam në një film dhe thjesht u pamë me njëri-tjetrin edhe pse ende nuk e dinim gjininë.”, është shprehur aktorja. Më herët, aktorja ka rrëfyer për emisionin “E Ardhmja është vajzë” momentin e saj më të lumtur njëkohësisht dhe më të vështirin, ardhjen në jetë të së bijës. Mes lotësh, ajo përshkroi çastin kur po sillte në jetë vogëlushen e saj.
“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde.
Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida.