Infektimet me koronavirus po rriten sërish nëpër Europë. Alarmin e jep Organizata Botërore e Shëndetit, që e ve theksin tek vendet e Europës Lindore si Çekia, Hungaria, Polonia dhe vendet baltike të cilat ditët e fundit kanë pasur shtim me 50% të të infektimeve të reja, çka mund të jetë tregues i nisjes së një vale të re përhapjeje.

Në të tre këto vende, nuk ka pasur valë të re përhapjeje që në maj, kur infektimet arritën kulmin dhe vaksinimet ishin në nivele të ulta.Disa ekspertë thonë shkak për këtë rritje mund të jetë lehtësimi i masave në këto vende. Në të tre shtetet, vaksinimi është në kuota të kënaqshme, në rreth 60% të popullsisë.Edhe Britania e Madhe shënoi një shifër të lartë ditore prej mbi 48.500 infektimesh të reja, ndërsa në Rusi veç infektimeve që ndodhen në kuotat më të larta të gjithë pandemisë, u shënua tjetër rekord ditor prej 1028 viktimash.

OBSH, po ashtu parashikon që pandemia mund të zgjasë më shumë nga ç’parashikohet, përgjatë gjithë vitit 2022. Sipas ekspertëve të kësaj organizate, shkak janë ritmet e ulta të vaksinimit në vendet e varfëra si pasojë e mungesës së furnizimeve me doza të mjaftueshme veçanërisht në Afrikë. Shumë ekspertë të virologjisë kanë parashikuar fundin e saj, në Verën e vitit të ardhshëm.