Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve, me kushtin që të paraqesin testin negative të Covid 19 ose certifikatën e vaksinimit. Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve, me kushtin që të paraqesin testin negative të Covid 19 ose certifikatën e vaksinimit
Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla tha sot se kanë rënë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.
“Falenderoj deputetët e opozitës, që ramë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke e vendosur dhe kuvendin në të njëjtën linjë me universitetet, me shkollat dhe qasje të tjera. Pjesëmarrja do të jetë fizike, me kushtet e testit negativ, të bërë jo më herët se 48 orë ose certifikatën e vaksinimit”.