Gazetarja e njohur Paloma u vu përballë një votimi teksa po qëndronte në dhomën e dën imeve. Paloma duhet të zgjidhte një konkurrent me të cilin do të shkonte në votim dhe mori aktorin e humorit, Donaldin.

“Vëllai i Madh” e ftoi Palomën në studio si të eliminuarën e parë nga publiku. Sapo hyri në studio, moderatorja Arbana i kërkoi që të mbante distancë. “Stop, stop, stop, distancë”, tha Arbana.

Ndërsa Paloma tha fjalët e saj falenderuese duke thënë: “Do të doja të jetoja njëherë pa menduar shumë. Kur është e shkruar, s’mund të kërkoj më shumë. Jam e lumtur dhe për këtë ftesë derisa mora vendimin që nga vajza, familja pasi babai nuk kishte pranuar të isha pjesë e BBV. Ndonëse në fund mora vesh që kmë kishte dhënë të gjitha bekimet. E vlerësoj publikun.”

Por ky ishte një rrengu nga Vëllai i Madh pasi ajo është konsideruar si banorja më kapriçoze dhe kur Arbana zgjodhi t’i tregonte të vërtetën, Paloma nuk e fshehu për asnjë moment lumturinë se do të kthehej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.