Deputeti i PD dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë Lulzim Basha i cili tha se sondazhet që ai ka bërë tregojnë se ka mbështetjen e 95 përqind te demokrateve.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i kërkon Bashës që pas kësaj deklarate, të kërkojë votëbesimin e demokratëve për drejtimin e partisë.

“Lul! Nëse ke bindjen se 95% e demokratëve të mbështesin, atëhere na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve. Mos jep dorëheqje , nëse ke bindjen që ke vepruar drejt dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votëbesimin e tyre dhe ndale përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 Shtatorit. Nëse 51 % e jo 95 % e demokratëve të mbështesin, ke gjithë legjitimitetin të vazhdosh në krye të PD-së”, thotë Paloka në reagimin e tij.