Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Shqipe Hysenaj, e cila foli për projektin e ri televiziv që do të moderojë, por jo vetëm. Përpos pushimeve në Dubai, borxhi i Mevlanit ishte një nga lajmet më të bujshme për të kohët e fundit, ndaj Shqipja e sqaroi njëherë e mirë në studio. “Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip’.

S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “followers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, sqaroi ajo, ndërsa më tej i kërkoi live të ballafaqohen.